Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Komisioni për raportin e Dick Marty-t, Meta flet nga Vlora: S’i shërben Shqipërisë e as Kosovës, por armiqve

Në Ditën e Pavarësisë, pasi dekoroi disa personalitete të polifonisë labe, Presidenti i Republikës, Ilir Meta dha një deklaratë për mediat në qytetin e Vlorës.

“Ky është një 28 nëntor i veçantë për shkak të pandemisë. 28 nëntori i vitit tjetër do të jetë ndryshe për Shqipërinë. Kjo ditë bashkon popullin shqiptar dhe na fton dhe ne të bashkohemi. Armiqtë janë përpjekur të na përçajnë”, u shpreh ndër të tjera presidenti.

Presidenti Ilir Meta po ashtu ka komentuar miratimin e Komisionit Parlamentar për raportin e Dick Marty-t sa i takon hetimit të krimeve për luftën e Kosovës.

Ky komision u kërkua nga PS-ja. Ndërkohë, nga Vlora, pasi bëri homazhe në varrin e Ismail Qemalit, kreu i shtetit e cilësoi ngritjen e këtij komisioni të padobishëm. Sipas tij kjo nuk i shërben as Kosovës dhe as Shqipërisë.

“Komisioni për Dick Marty nuk i shërben Shqipërisë dhe as Kosovës. Aktakuzat ndaj UÇK-së, janë të motivuara nga Serbia.”, tha Meta.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *