Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

LAJM I FUNDIT/ Ktheu ligjin për Kodin Zgjedhor, reagon sërish Meta: Ishin ndryshime të njëanshme, mazhoranca ka dhe një mundësi tjetër…  

Presidenti Ilir Meta gjatë një prononcimi për gazetarët nga qyteti i Korçës ka bërë me dije se ka kthyer ligjin për ndryshimet në Kodin Zgjedhore.

Meta theksoi edhe një herë se ndryshimet janë të njëanshme dhe se nuk është respektuar marrëveshja e 5 qershorit.

Ky ishte një kusht për vendit për integrimin drejt Bashkimit Europian dhe se integrimi nuk arrihet nëse nuk ka reflektim tek palët politike.

“Thirrja e tyre drejtuar presidentit për ta kthyer përsëri këtë akt në kuvend me qëllim kthimin në shina të marrëveshjes së 5 qershorit. Kjo ishte arsyeja kryesore për ti dhënë mazhorancës dhe një mundësi tjetër për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndryshe do të mbajë përgjegjësi të rëndë për ndryshimin e rregullave të lojës në mënyrë të njëanshme dhe vonesat në hapjen e negociatave.

Respektimi i kësaj marrëveshje ka qenë dhe është kushte për negociatat në Bashkimin Europian. Presidenti është shumë i qetë për arsye se është në krah të gjithë popullit shqiptar. Gjithë popullit shqiptar dhe pa preference partiake, kërkon ti jepet fund kësaj krize artificiale kësaj mungese skandaloze të legjitimitetit të gjithë institucioneve si kurrë më parë në këtë vend. Populli kërkon qetësi dhe integrimin europian kjo nuk mund të arrihet pa pasur reflektim nga parlamenti europian. Presidenti e ka motivuar.  Shpresoj që ato të lexojnë që të thellohen. Presidenti dëshiron që të ketë zgjedhje të drejta midis forcave politike. “– tha Meta.

(M.Q/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *