Aurela Gaçe ka zbuluar nëpërmjet një postimi në Instastory se ka humbur një nga njerëzit më të dashur për të. Gjyshi i bashkëshortit të saj ka ndërruar jetë, prandaj këngëtarja nuk mund të mos i dedikonte disa fjalë të ndjera në këtë ditë zie.
“Qofsh i parajsës gjyshi Ximi. Vajzat e mia e kishin stërgjysh, por ashtu e thërrisnin, si e thërriste babi i tyre. Ikja jote na hidhëroi. Ike në një kohë si kjo, kur as në spital s’mundet as ta vizitosh.
Kur fëmija, gruaja, nipërit, as arrijnë të të thonë se të duan. Kjo është shumë e dhimbshme.
Grace, stërmbesa jote, qau shumë për ty, se të njohu, shpenzoi kohë me ty e ndarja dhemb”,– shkroi këngëtarja, shoqëruar me emoji me lot.