Ky është momenti kur aktivistja e PD-së denoncon shkeljen e heshtjes zgjedhore nga PS-ja. Në këtë moment ajo ndalohet nga shefi i komisariatit të Divjakës i cili i thotë se përse po filmon. Në video shihet se shumë persona janë mbledhur në një lokal të qytetit një ditë para zgjedhjeve.
Denoncuesja, Elsa Bita thotë se këta persona ishin të administratës publike dhe ishin duke zhvilluar një fushatë elektorale një ditë para zgjedhjeve, gjë që nuk lejohet sipas ligjit.
Denoncimi:
Aktivistja e Partisë Demokratike, Elsa Bita ka bërë një denoncim të fortë ndaj shefit të komisariatit të Divjakës Altin Shehu i cili e ka dhunuar pasi ajo ka filmuar shkeljen e heshtjes zgjedhore.
Bita ishte duke filmuar shkeljen e heshtjes zgjedhoren nga administrata e Divjakës të cilët ishin mbledhur në një lokal. Në këtë moment është ndeshur me një grup prej 4 personash të cilët e kanë pyetur përse filmon dhe pasi shefit nuk i janë bindur efektivët për të shoqëruar të renë në komisariat, ai i ka marrë telefonin nga dora dhe e ka qëlluar duke e përplasur në tokë.
(R.G/Faxweb.al)