Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i grupit të PS-ë, Taulant Balla janë përplasur me njeri-tjetrit teksa u shkëmbyen për të shkuar në foltoren e Parlamentit.
Berisha ka provokuar Taulant Ballën se ky i fundit gjatë fjalës në Kuvend të mos harronte “Gentian Sharrën”. Por kreu i grupit të PS-së i është përgjigjur me të njëjtën monedhë teksa ka thënë se “të fala non gratës”, madje duke e quajtur Berishën si “plaku Mere”.
Replikat:
“Mos harro Gentian Sharrën”, i thotë Berisha teksa Balla u çua të shkonte drejt foltores.
Taulant Balla: Të fala Non Gratës…
Sali Berisha: Mos harro Gentian Sharrën…
Taulant Balla: Ik o plaku… Mere ik