Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Identifikohen dy viktimat e aksidentit tragjik në Tiranë, po kalonin rrugën në trotuar

Janë identifikuar viktimat e aksidentit tragjik që ndodhit pasiditen e sotme në rrugë ‘Xhanfize Keko’ në Tiranë.

Burime nga policia bëjnë me dije se viktimat janë Erion Balla 36 vjeç nga Rresheni, Mirditë dhe H.S, 72 vjeçe , banuese në Tiranë.

Ndërkohë policia ka arrestuar dy drejtuesit e mjeteve, Etjon Lazri, i cili është dërguar në spital pasi është plagosur dhe Edmond Murati, i cili ndodhet në polici për zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkaq të tjera detaje janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur rreth dy orë më parë në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, ku mbetën të vdekur në vend dy këmbësorë.

Edhe pse në fillim u raportua se viktimat ishin bashkëshortë, burime për “Faxweb.al” bëjnë me dije se ata një lidhje e tillë mes tyre nuk ekziston. Sipas informacioneve, ata ndodheshin afro 20 metra larg njëri-tjetrit tek vijat e bardha duke kaluar rrugën në momentin që ka ndodhur aksidenti tragjik.

Ndërkohë, “Faxweb.al” ka arritur të sigurojë edhe një foto nga vendi i ngjarjes. Në trotuar duket i mbuluar një prej trupave të pajetë të të aksidentuarve, ndërsa aty pranë duken edhe këpucët e hequra.

Po ashtu, në foto shihet që përplasja e makinave ka qenë aq fortë, saqë shtylla që gjendej aty afër është deformuar.

Rreth orës 15:15 në rrugën “Xhanfize Keko” automjeti me drejtues E. L, është përplasur me automjetin me drejtues E. M.

Si pasojë e përplasjes janë përshirë në aksident dhe dy këmbësor të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje.

Dy drejtuesët e automjeteve E. L dhe E. M janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e dy shtetasve që ndërruan jete.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *