AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

Ideja e çmendur e Mayweather, do të ndeshet me McGregor dhe Khabib në të njëjtën ditë

Ndeshja e vitit 2017 mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor ka qenë një nga më fitimprurëset të historisë së sporteve luftarake.

Mayweather e fitoi pa shumë vështirësi ndeshjen me nokaut teknik dhe që prej atij momenti thashethemet për një revansh nuk kanë pushuar.

Gjatë një interviste të ditëve të fundit, Mayweather shprehet se revanshi është i mundur, por mund të vijë në një mënyrë që askujt nuk do t’ia priste mendja.

Kjo pasi boksieri i pamposhtur i ka ofruar një ide tepër origjinale presidentit të UFC, Dana White.

Ai ka kërkuar të ndeshet me McGregor dhe Khabib Nurmagomedov në të njëjtën natë.

Ai kërkon të mposhtë dy yjet më të mëdhenj të MMA brenda 24 orëve.

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *