Milan është ngjitur në kuotën e 63 pikëve, duke siguruar vendin e dytë të renditjes edhe për këtë javë.
Kuqezinjtë fituan me 3-1 ndaj Parmës në transfertë, falë golave të Rebic, Kessie dhe Leao.
Kjo është një fitore e rëndësishme, me 3 pikë shumë të vlefshme në “luftën” për zonën Champions, në Serinë A.
Edhe pse skuadra i mban sytë tek ai, Zlatan Ibrahimovic ia vështirësoi detyrën kuqezinjve, pasi mori karton të kuq për ofendime ndaj arbitrit, kur rezultati ishte 0-2 për ekipin e Piolit.
Menjëherë pas këtij episodi, Gagliolo shkurtoi diferencën për vendasit, të cilët shtuan presionin për të gjetur edhe golin e barazimit. Por, Milani u mbrojt mirë dhe në minutën e tretë shtesë të ndeshjes, Leao finalizoi me gol një kundërsulm të shkëlqyer të Dalot.