Maya Feltwell tani jeton në Worcester të Anglisë, por tre vite më parë ajo jetonte në Brazil. Në Angli ajo nuk u vendos për të punuar sepse gjeti një punë më të mirë, por sepse gjeti burrë.
25-vjeçare la San Paolon në Brazil sepse gjeti burrë falë një aplicacioni në Angli. Fillimisht ajo e shkarkoi këtë aplikacion për të kaluar kohën dhe nuk e kishte menduar kurrë se do takonte dashurinë e jetës aty.
Ajo tregon se 12 orë pasi shkarkoi aplikacionin ‘Tinder’ ajo filloi të fliste më Benin, i cili sot është bashkëshporti i saj. Ata bisedonin vazhdimisht dhe pas disa muajve të lidhjes në distancë, Maya mori vendim për ta kaluar pjesën e mbetur të jetës në Angli.
Ajo thotë:
”Na pëlqejnë shumë reagimet e njerëzve kur u tregojmë se jemi takuar përmes Tinder-it. Të gjithë na thonë se ishte fat dhe unë vërtet mendoj se ishte ashtu.”
Kurse nga ana tjetër stastikat tregojnë se 40 për qind e burrave dhe 29 për qind e grave kanë thënë se kanë bërë marrëdhënie intime me njerëz që i kanë njohur në rrjetet sociale.