Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

I zhvati 8 milionë lekë vajzës së të infektuarës me Covid/ Manastirliu refuzon të flasë për Tire Alldervishin: Si ka mundësi që e quajmë korrupsion?

Gazetari Mentor Kikia ka renditur para ministres Ogerta Manastirliu disa prej problemeve thelbësore në spitalet shqiptare duke i treguar korrupsionin që qarkullon dhe u vërtetua më së miri edhe me rastin e Tire Alldervishit.

Ndërsa Manastirliu në emisionin ‘Open’ refuzoi ta cilëonte “korrupsion” kur rasti i sanitares po hetohet dhe nuk ka një vendim prokurorie për të.

Pjesë nga biseda

Kikia: Në burg shkojnë vetëm ata që denoncojnë mediat. Kemi një sanitare që merr kurajo në një ambient që askush nuk merr asnjë ryshfeti, të marrë 8 milionë. Sa herë që duam të kritikojmë, mos na nxirrni mjekët që bëjnë punën. Korrupsioni në shëndetësi ka qenë edhe kur nuk keni qenë ju në qeveri. Njerëzit në spitale kanë më shumë hall se ku do i gjejnë lekët. Cdo njeri që po na dëgjon është gati të tregojë histori për paratë. Unë personalisht kam paguar dhe e denoncova. Mjekët e tjerë i thanë paditë. Qeveritë përpiqen të thonë në kohën e atyre ishte aq, në tonën kaq. Korrupsioni në shëndetësi është plagë e madhe.

Manastirliu: Si ka mundësi që i vëmë fjalën korrupsion kur nuk ka vendim prokurorie? E dini cfarë kosto të madhe i shkaktojmë njerëzve duke i thyer njerëzve në sistem.

Kikia: Nuk ka nevojë t’ia provojmë se e ndjejnë cdo ditë. Tek dera e spitalit mjafton që të shohin kamerat që fusin 5 mijë lekë për infermieren sa herë fusin ushqime.

Manastirliu: Ti denoncojnë.

(A.M/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *