AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

I vihet flaka automjetit të parkuar në Durrës (FOTO)

Një automjeti i është vënë flaka mesnatën e kaluar dhe mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit “Niko Dovana” në durrës.

Automjeti tip “Reno Megane” me targa AA 832.00 mendohet se është tentuar të grabitet pasi janë vënë re shenja të dukshme në kabinën e saj.

Mendohet se fillimisht grabitësit kanë tentuar me mjete të forta të çmontojnë aksesorët dhe më pas kanë thyer xhamat, kanë çmontuar paketën kroskot dhe kasetofonin, ndërkohë që në fund ata i kanë vënë zjarrin automjetit.

Dyshohet se ngjarja është kryerr në bashkëpunim ndërsa mësohet se më shumë se gjysma e automjetit është djegur. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, por nga ana tjetër nuk ka bërë të ditur emrin e pronarit të mjetit si dhe nëse ka ndonjë pistë të mundshme hetimi.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *