Është identifikuar pronari i apertametit në Orikum, të cilit i vendosën një sasi lënde plasëse pasditen e sotme në portën e apartamentit. Ai është shtetasi, Artan Xhelilaj i arrestuar për drogë në Korrik të vitit 2020, i cili po vuante dënimin e tij në arrest shtëpiak.
Dyshohet se sasia e lëndës plasëse të vendosur është rreth 20-30 gr. Paraprakisht dyshohet se qëllimi ka qenë paralajmërimi. Pista e policisë ajo e borxheve dhe konflikte të mëparshme
Njoftimi i plotë i policisë për arrestimin e Xhelilaj në korrik të 2020-ës:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me seksionin operacional pranë DVP Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas në zonën e Llogarasë merrej me tregtim të drogave të forta në doza të vogla, kanë organizuar dhe finalizuar në zonën e Llogarasë, operacionin policor të koduar “Llogaraja”, në kuadër të të cilit u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A. Xh., 53 vjeç, banues në fshatin Dukat, Vlorë.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një sasi lënde narkotike kokainë, një pjesë të ndarë në doza gati për shitje dhe një peshore elektronike.
Gjithashtu, gjatë kontrollit Policia ka gjetur dhe sekuestruar 2000 euro dhe 300.000 lekë, të cilat dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal.
Materialet iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.