Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

I shtruar në spital prej ditësh, ndahet nga jeta në moshën 50-vjeçare legjenda e repit

Earl Simmons, reperi i njohur si DMX ka amerikan ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët të cilët kanë deklaruar: Ne jemi shumë të pikëlluar të njoftojmë sot se i dashuri ynë, DMX, emri i lindjes Earl Simmons, vdiq në moshën 50-vjeçare në Spitalin White Plains ku ndodhej prej disa ditësh me familjen e tij në krah”, thuhet në deklaratën e familjes.

Artisti ishte shtruar në spital që nga java e kaluar më 2 prill, kur pësoi një sulm në zemër në shtëpinë e tij në New York, sipas avokatit të tij të vjetër, Murray Richman.

“Earl ishte një luftëtar që luftoi deri në fund. Ai e donte familjen e tij me gjithë zemër dhe ne i çmojmë shumë kohërat që kaluam me të”, tha familja, duke shtuar se muzika e tij “frymëzoi adhurues të panumërt në të gjithë botën dhe trashëgimia e tij ikonike do të jetojë përgjithmonë”.

(R.G/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

  • Koalicioni i udhëhequr nga PD (54%, 13,276 Votes)
  • PS (28%, 6,759 Votes)
  • Nuk do të votoj (9%, 2,160 Votes)
  • LSI (5%, 1,196 Votes)
  • Të tjera (4%, 999 Votes)

Total Voters: 24,390

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.