AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

I shpallur në kërkim për vjedhje, arrestohet 28-vjeçari në dalje të Morinës

Një 28 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tropojës.

Fax News raporton se sipas informacioneve zyrtare në pranga ka rënë shtetasi Arben Zalli 28 vjeç, banues në Bajram Curri, Tropojë.

Shtetasi i mësipërm u kap në dalje të PKK Morinë, ku gjatë regjistrimit në sistem rezultoj person në kërkim.

Gjykata e Shkallës së Parë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, me shkresën Nr. 06, datë 13.03.2018, ka urdhëruar ndalimin e tij me masën “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

(F.M/Faxweb)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *