Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 52-vjeçari

Një 52-vjeçar banues në Shkup është arrestuar në në Qafë-Thanë nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Interpol Tirana, me qëllim ekstradimin drejt Bullgarisë të shtetasit maqedonas të shpallur në kërkim.

Arrestimi i tij u bë në hyrje të Republikës së Shqipërisë, sepse gjatë verifikimit të dokumentacionit në sistem, rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Blagoevgrad, Bullgari, ka caktuar masën e arrestit ndërkombëtar.

“Maksimumi i dënimit është 8 vjet burgim”, shkruhet ndër të tjera në deklaratën e policisë.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Bullgarisë, një shtetas maqedonas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelje të ligjit kundër sistemit monetar dhe sistemit kreditor”.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë në bashkëpunim me Interpol Tirana, bënë arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Bullgarisë të shtetasit maqedonas të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

R.H, 52 vjeç, banues në Shkup.

Arrestimi i tij u bë në hyrje të Republikës së Shqipërisë, sepse gjatë verifikimit të dokumentacionit në sistem, shtetasi i mësipërm rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Blagoevgrad, Bullgari, ka caktuar masën e arrestit ndërkombëtar për veprën penale të lartpërmendur, të parashikuar nga Kodi Penal Bullgar.

Maksimumi i dënimit është 8 vjet burgim.

Për veprime të mëtejshme, u njoftua ZQK Interpol Tirana me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Bullgarisë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *