Elidon Kotorri ish-i dënùar me bùrgim të përjetshëm për 3 vrásje dhe 1 plágosje, por i liruar pak kohë më parë nga gjykata e Strasburgut, është shpallur sërish në kërkim nga policia.
Kotorri është shpallur në kërkim për akuzën e plágosjes dhe kánosjes. Sipas burimeve policore pak ditë me parë në rrugën “Ali Demi” ai dhe 2 persona ende të pa identifikuar kanë dhùnuar 2 vajza që po kalonin në rrugë.
Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e dhùnës së Kotorrit ndaj dy vajzave, ku siç shihet ai shtyn dhe káp prej flokësh të dyja vajzat.
Më pas, ndërhyn vajzat tjetër, të cilët ai e kap prej flokësh dhe e hedh në tokë. Vajza ngrihet në këmbë dhe i riu dhùnues e gòdet me shkelm, duke e hedhur në mes të rrugës.
Kjo skenë shokuese është filmuar në zonën e Ali Demit.
Pas mbërritjes në spital ku morën ndihmë mjekësore vajzat kanë treguar se punojnë në një market dhe pas mbylljes së tij “rreth orës 16 kanë qenë duke shkuar në shtëpi dhe në rrugë nuk ka pasur persona”.
Vajzave u kanë folur 3 djem nga një makinë kafe me targa AA 562 JM. Kur vajzat kanë rrefùzuar ftesën ata i kanë dhùnuar.
Oficerët e policisë të Komisariatit nr. 1 kanë vëzhguar kamerat e sigurisë dhe kanë identifikuar mjetin i cili rezulton i marrë me qira nga një person.
I thirrur në polici ai ka thënë se ia ka lënë në dorëzim Kotorrit mjetin. Në këto rrethana policia e ka shpallùr në kërkim.