Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

I prèkur me Covid, i riu hidhet nga kati i tretë i Sanatoriumit, ndërron jetë në vend

Një ngjarje e rèndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në spitalin e Sanatoriumit, ku një i ri është hedhur nga kati i tretë dhe ka ndërruar jetë. Burime bëjnë me dije se 29 vjeçari ka qenë i prèkur me Covid, rast i konfirmuar, dhe kishte mbërritur në spitalin Shefqet Ndroqi rreth 7 ditë më parë, ndërkohë që mësohet se ai po shkonte drejt shërimit.

Pòlicia nuk e specifikon se cilat kanë qenë arsyet që e kanë shtyrë të riun të kryejë aktin ekstrem, ndërsa deklaron se po kryhen hetimet për rastin.

Njoftimi i Pòlicisë:

Më datë 13.08.2020, rreth orës 04:30 të mëngjesit, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i një spitali shtetasi XH.K., 29 vjeç, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Pòlicisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kjo është një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në vendin tonë, ku situata në të dy spitalet Covid 1 dhe 2 është mjaft shqetësuese, me kapacitetet që tashmë po shkojnë drejt ezaurimit të plotë. Gjatë ditës së djeshme Fax news siguroi dëshminë e një personi të shtruar tre ditë më parë, i cili u tregonte të bijave të tij, se nuk i bënin asnjë gjë mjekët, dhe se askush nuk i përgjigjej për shqetësimet që kishte.

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *