Kryeministri Edi Rama ka postuar një video në Instagram ku shfaqet duke u qethur, ndërkohë që mesazhi i tij është i qartë, me kalimin e viteve në politikë, jo vetëm që është thinjur, por duket se po i bjenë edhe flokët.
Krahas videos Rama thotë se të gjithë kanë lindur qerosa, ndërkohë që ky është një mesazh inkurajues, për të gjithë djemtë që e kanë me merak imazhin dhe pamjen e tyre të jashtme.
“Qeros kemi lind të gjithë o çuna”, shkruan Rama, ndërkohë që videon është kujdesur që ta bëjë me efekte, që pamja e kokës të mos jetë e qartë.
Kjo në fakt nuk është hera e parë që Rama nxjerr foto apo video me të tilla mesazhe, pasi dhe më herët ai ka treguar këpucët e grisura nga rrugët e shumta, ndërkohë që thotë se i mungon shumë koha për familjen, por gjithsesi e do me çdo kusht mandatin e tretë.
(E.K/Faxweb.al)