Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

I pari që kaloi në sitën e Vettingut të policisë, merret vendimi për Oltion Shehun

Oltion Shehu, drejtori i Inspektimit dhe ankesave në SHÇBA-së i pari që iu nënshtrua Vettingut në polici, është shkarkuar nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.

Vendimi nga KJV është marrë ditën e sotme, ndërsa në seancën e para tre ditëve u vu re se ai rrezikonte të mos kalonte Vettingun për shkak të mos regjistrimit në sigurimet shoqërore në kohën kur punonte si menaxher në një sallë bingoje.

Gjithashtu Shehut i janë gjetur mangësi pasi ndaj tij rezultojnë edhe dy masa administrative ndërsa nuk ka deklaruar saktë pasurinë e tij, një shifër prej rreth 1.4 milionë lekësh.

Në seancën e parë, Inspektori ka argumentuar se në kohën që administronte bingon, ka fituar shuma të konsiderueshme nga bakshishet të cilat nuk kishte se si ti deklaronte, ndërsa avokati i tij ka kërkuar rivlerësim të shpenzimeve, por që nga ana tjetër komisioni i jashtëm i vlerësimit vendosi kontraktimin e një eksperti kontabël, për këtë çështje.

Nuk kam pasur kohë të mjaftueshme për të pergatitur relacionin përsa i perket deklarimit të të ardhurave të pasurisë. Komisioni të marr parasysh të ardhurat para viteve ‘98, pasi në atë kohë nuk deklaroheshin pagat. Banesa 2 katëshe është ndërtuar nga të ardhurat e krijuara ndër vite”, ka thënë Shehu para komisionit të Vettingut.

Pyetje nga anëtarët e Komisionit: Më 30 maj 2019 keni dhënë doreheqje, në lidhje me mangesitë vijnë si rezultat i lodhjes në punë, si kanë ndryshuar aftësitë profesionale për t’u përballur me fluksin që keni tani si shef sektori për Ankesat?

Shehu: Për dorëheqjen si inspektor, drejtori ka të gjitha atributet për të marrë masa ndaj meje, ky ka qënë një gjykim i imi.

Pyetje: A përfitonit bakshishe nga puna private?

Shehu: Në aktivitetin e lojërave të fatit liheshin bakshishe.

Lidhur me mosdeklarimin e mungesës së pagesës së sigurimeve, Shehu ka thënë se nuk ka qenë në dijeni të këtij fakti.

Oltion Shehu ishte i pari nga lista prej 12 drejtuesve në SHÇBA që iu nënshtrua që u përball me vetingun në radhët e policisë.

Lista e punonjësve të SHÇBA që do t’i nënshtrohen vlerësimin kalimtar dhe periodik, në shortin e parë (aktualisht në detyrë).

(K.H/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *