Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë një nga të parët që ka denoncuar lidhjet me krimin të klanit Bajri në Shkodër, dhe sot kur 11 prej tyre janë arrestuar ai ka një falenderim të veçantë.
Jo për policinë shqiptare, po për autoritetet belge dhe hollandeze të cilët kanë ngritur fillimisht alarmin.
Berisha iu bën sërish thirrje këtyre autoriteteve që të bëjnë publike lidhjen e klanit Bajri me Edi Ramën, Ditmir Bushatin dhe Luan Harushën, dhe përdorja e tyre për të fituar zgjedhjet në Shkodër nga ana e Partisë Socialiste.
Sipas Berishës ky do të ishte një kountribut i jashtëzakonshëm për stabilitetin e vendit tonë, dhe të gjithë rajonit.
Reagimi i Berishës:
Thirrje drejtuar autoriteteve ligjzbatuese te Mbreterive te Belgjikes dhe Hollandes!
Te dashur miq, se pari le te falenderojme perzemersisht autoritetet zyrtare dhe mediat e Mbreterise se Belgjikes dhe Mbreterise se Holandes, te cilat me hetimet e tyre bene te mundur goditjen e njeres prej bandave me te rrezikshme te krimit nderkombetar, bandes se Bajrajve.
Te falenderojme mediat, gazetaret investigativ te ketyre vendeve, qe me guxim te madh hetuan dhe informuan publikun e vendeve te tyre dhe shqiptare per veprimtarine, vendndodhjen, lidhjet e ngushta te eksponentrve kryesor te kesaj bande me Edi Ramen, Ditmir Bushatin, Luan Harushen, deputete te tjere siçiliste.
Me kete rast le t’u bejme thirrje autoriteteve te ketyre vendeve te hetojne dhe bejne publike lidhjen e ngushte te drejtuesve te kesaj bande, komunikimet direkte te tyre (tabulatet) me kreun e meduzes, Edvin Kristaq Rama, Ditmir Sulejman Bushatin, Luan Harushen, drejtues kryesor te policise, prokurorise dhe gjykatave ne Shkoder dhe Tirane, udheheqes dhe protektor te bandes se Bajrajve, krimit shqiptar dhe nderkombetar.
Ky do te ishte nje kontribut i jashtezakonshem per Shqiperine dhe rajonin tone, stabilitetin e tyre! sb
(E.K/FAXWEB.AL)