Një ekzoskelet që “mbledh” mendimet e përdoruesit dhe udhëhiqet prej tyre falë një sërë elektrodash speciale : është teknologjia që lejoi një të ri të paralizuar të ecë përsëri.
Para se të testonte pajisjen, burri iu nënshtrua MRI-ve për të hartuar zonat e trurit të tij që aktivizohen kur ai imagjinon të ecë dhe të lëvizë krahët. “U ndjeva si njeriu i parë në hënë ,” tha ai.
Pajisja u zhvillua në Grenoble , Francë, ku studiuesit implantuan një mikroçip në kokën e një personi me aftësi të kufizuara, në mënyrë që ai të mund të kontrollonte armaturën mekanike me mendimet e tij. Teknologjia ka funksionuar në mënyrë perfekte për 27 muaj : pacienti fillimisht mësoi të kontrollonte avatarin e tij dhe vetëm më vonë u “korruan” impulset elektrike të trurit të tij dhe u përdorën për të lëvizur ekzoskeletin.
” Unë nuk kisha ecur për vite , harrova se isha më i gjatë se shumica e njerëzve rreth meje. Ishte vërtet mbresëlënëse,” tha burri. Eksperimenti është një sukses i madh , sepse do të thotë që elektrodat e përdorura për të mbledhur impulset e trurit të pacientit vazhdojnë të funksionojnë mirë pas një kohe të gjatë.
Në eksperimentet e mëparshme të kryera nga grupe të tjera kërkimore, elektrodat, të implantuara shumë thellë , kishin pushuar së punuari, duke u përballur me efekte negative dhe duke shkaktuar infeksione . Tashmë qëllimi është të përsëritet eksperimenti me pacientë të tjerë dhe të përsoset ekzoskelet.