Albert Lika, djali i madh i Haxhi Likës, i cili mbeti i plagosur gjatë një aksioni të forcave RENEA për të arrestuar dy të dyshuar për vrasje, u shpreh se policia i ka dhunuar gjatë shaqërimit atë dhe vëllanë e tij.
Gjatë një interviste për Fax News Lika u tregoi se policia i ka trajtuar si kriminelë dhe se në familjen e tyre nuk ka pasur të strehuar asnjë bandit.
Për sa i përket versionit të policisë se i moshuari ishte ka dalë në dritare i armatosur, Lika u shpreh se çiftja është me leje dhe nuk është përdorur.
“Jo nuk është e vërtetë ciftja është me leje dhe pa përdorur pa fishekë pa gjë. Arma e zjarrit ishte me leje.
Na vjen policia dhe të gjithë familjen na terrorizon. Mamaja bërtise, qante, sepse ishte tmerruar. Babai ka dëgjuar zhurmën dhe ka tentuar të mbylli driutaren. Është thirrur RENEA! RENEA! Dhe në moment është qëlluar. Mua me lajmëroi vëllai dhe më tha “Kanë vrarë babanë!”.
Në moment shkoj te babi vëllain e kishte marrë policia dhe të dy na shoqëruan për në komisariat. Gjatë shoqërimit forcat RENEA kanë ushtruar dhunë ndaj nesh. Policia na dhunoi në familje janë treguar njerëz pa logjike. Kur më morën mua më dhunuan. RENEA është ka ushtruar dhunë, m’i hodhën syzet në tokë. Kur u kërkova syzet më thanë nuk ke se çfarë i do. RENEA- ka ushtruar dhunë dhe na kanë trajtuar si kriminelë. Ne nuk ishim strehuar asnjë kriminel asgjë. Ne duam drejtësi.”
(M.Q/Faxweb)