AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“I kuptojmë xhelozitë që po ngjallim…”. Nuk vonon Rusia, fton Shqipërinë dhe MV ti bashkohen EAEU

‘Vendet, aplikimet e të cilave për anëtarësim në BE janë refuzuar mund të gjejnë më shumë mirëkuptim në Bashkimin Ekonomik Euroazian (EAEU)’, tha Përfaqësuesi i Përhershëm Rus në Bashkimin Evropian Vladimir Chizhov në një fjalim përmbyllës në Forumin Ekonomik Euroazian në Verona.

Në një samit dy-ditor javën e kaluar, liderët e BE nuk arritën të bien dakord për të filluar bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk dhe drejtuesi i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker shprehen zhgënjimin e tyre për këtë vendim, ndërsa Presidenti Francez Emmanuel Macron këmbënguli që Bashkimi Evropian duhej të reformohej vetë së pari.

“Sa i përket xhelozisë së dukshme që marrëdhëniet e EAEU me vendet e treta ngjallin (për shembull, me Singaporin kohët e fundit, dhe pikërisht sot me Serbinë), është mjaft e kuptueshme në një situatë kur një grupim po zgjerohet, dhe një tjetër po humbet anëtarët.

Nga rruga, unë jam i bindur që ato vende, kërkesat e të cilave për anëtarësim në BE janë hedhur poshtë përsëri në Bruksel, mund të gjejnë më shumë mirëkuptim në Bashkimin Ekonomik Euroazian”, tha diplomati rus.

Ai theksoi, në të njëjtën kohë, se ishte e rëndësishme të vendosen kontakte midis Komisionit Ekonomik Euroazian dhe Komisionit Evropian “për marrëdhëniet e ardhshme tregtare dhe ekonomike, përfshirë marrëdhëniet bilaterale Rusi-BE, duke marrë parasysh faktin se shumë kompetenca tashmë janë transferuar në nivelin e EAEU “.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *