Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

I kërkoi seks dhe lekë gruas për kujdestarinë e fëmijës, ja çfarë kërkon prokuroria për gjyqtarin Hysi

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 4 vite burg për gjyqtarin Roland Hysi, i akuzuar për korrupsion.

Hysi akuzohet për korrupsion, pasi në një video të publikuar nga një emision investigativ dukej që merrte 500 euro për zgjidhjen e nje çështje. Gjithashtu, prokurori kërkoi dënim plotësues që për tre vite Hysi të mos ushtrojë funksione publike.

Gjyqtari përfiton 1/3 e uljes së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Roland Hysi nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa çështja e psikologes Elona Meçeni është ndarë dhe është dërguar në Fier.

Ishte emisioni “Stop” qe transmetoi skandalin e gjyqtarit të gjykatës së Fierit, Roland Hysi. Në emision u shfaqën detaje të kërkesave të gjyqtarit Hysi, për raport seksual me gruan, që kishte çështje me të dhe kërkonte thjesht kujdestarinë e vajzës së saj.

Në video, gjyqtari Hysi thotë se arrin të shikojë edhe ngjyrën e të brendshmeve dhe se atij nuk i shpëton asgjë.

(K.H/ Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *