Shefi i stafit të Vjosa Osmanit, Faton Peci, ka njoftuar se ushtruesja e detyrës së Presidentit në Kosovë është duke marr kërcënime kohëve të fundit. Ndaj kësaj ka reaguar edhe bashkëshorti i Osmanit, Prindon Sadriu.
Në një postim në “Facebook”, Sadriu ka bërë thirrje që të ndalen kërcënimet dhe kanosjet, nga siç i ka quajtur ai “militantë partiak e të sëmurë mental”.
“Gjuha e ofendimeve nga bartës të caktuar të institucioneve, ka filluar të përkthehet tash e disa ditë në kërcënime specifike dhe kanosje nga militantë partiak e të sëmurë mental. Dy grupet komplemetojnë njëri tjetrin dhe si duket kanë të njëjtin synim. Boll ma! STOP ofendimeve dhe kërcënimeve”, ka shkruar ai.
Ndërkohë që bashkëshorti i Osmanit, Prindon Sadriu në postimin e tij në facebook ka ripostuar statusin e shefit të stafit të Presidentes në detyrë.
Fushata e egër kundrejt u.d. Presidentes ka qe nje kohe te gjate qe po percillet edhe me kercenime me jete.
Të gjithë ata që po tentojnë t`i drejtojnë shtizat kah ajo, në fakt po i kthejnë kah vetja. Zonja Osmani është politikane që e ka kapërcy stadin e kërcënimeve dhe tendencave për denigrim.
Zonja Osmani për qytetarin e thjeshtë është personifikim i guximit e konsistencës, ndaj çfarëdo përpjekje për ta frikësuar apo kërcënuar është e kotë!
Ajo ende guxon dhe sërish do të guxojë!