Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Aktualitet” me Bejdo Malen ka folur në lidhje me ndërtimit.
Veliaj shpjegoi edhe procedurën e marrjes së një leje ndërtimi, duke theksuar se çdo gjë tashmë bëhet online dhe se ai ka që nga 2015 që as nuk takon dhe nuk firmos për diçka me letër dhe laps pasi çdo gjë është bërë elektronike.
Male: I ke parë ndonjë herë nëse është i majtë apo i djathtë kur të vjen ndonjë biznesmen në zyrë për leje ndërtimi?
Veliaj: E para punës që nga viti 2015 nuk futet asnjë biznesmen në bashki për leje ndërtimi për disa arsye. E para punës pasi procedura e aplikimit është e gjitha online. Përfshirë dhe firmën time që futet automatikisht në sistem, vetëm pasi 12 institucione i kanë dhënë ok është apo jo monument kulture. Pra është apo nuk është monument kulture, se shumë njerëz mendojnë se i cakton kryetari i bashkisë, jo ka insitut të monumenteve të kulture. Ty mund të pëlqejë personalisht, por ka një listë zyrtare kush është dhe kush nuk është monument kulture. Këto nuk i cakton një njeri me sy, kur vjen puna tek menaxhimi i qytetit nuk i bie dot me vesh. Është e drejta e pronarëve, për sa kohë që nuk është monument kulture, që ta zhvillojnë.
Unë besoj se sistemi që kemi tani ku çdo leje aplikohet online, ku nuk vjen zhvilluesi por një arkitekt i liçensuar dhe sistemi online hapet vetëm kur futet nr identiteti dhe i certefikatës për të ushtruar profesionin e arkitektit, kur paguhet me bankë dhe jo me çanta, çdo gjë kontrollohet. Nuk është detyra e bashkisë të kontrollojë ku i gjeti Bejdo paratë, por ka një sistem tjetër. Kryetari i bashkisë ka që në 2015 që as nuk takon dhe as nuk firmos për diçka me letër dhe laps pasi çdo gjë është bërë elektronike.
(M.Q/Faxweb.al)