Presidenti i Tiranës, Refik Halili ka dhënë një intervistë për gazetaren e Fax News, Klevisa Alinani mbrëmjen e sotme pas barazimit në derbi me Partizanin me rezultatin 0:0.
Presidenti Halili thotë se skuadra e tij bëri një ndeshje të shkelqyer duke treguar grintë dhe dëshirë të madhe për ta fituar ndeshjen.
Ai ka treguar dhe mesazhin që i ka dhënë futbollistëve para ndeshjes. Halili zbuloi se i ka folur në mënyrë shoqerore futbollistëve duke i kërkuar që të luajnë për qef, për familjen e tyre dhe për familjen e madhe bardheblu.
Për sa i përket të ardhmes së Orges Shehit, Presidenti i Tiranës zgjodhi të mos tregojë nëse do jetë edhe sezonin e ardhshëm, megjithatë ai theksoi se trajnerin e duan shumë futbollistët e Tiranës dhe shtoi se është njeri shumë i mirë.
Intervista:
A është më larg Europa? Duke parë ndeshjen mund të them që skuadra bëri ndeshje të shkëlqyer. Treguan grintë dhe kishte dëshirë për ta fituar ndeshjen. Megjithatë jam i kënaqur me skuadrën.
Ishte në presion Tirana? Ne kemi folur me të gjithë djemtë në mënyrë shumë shoqerore, i kam thënë lozni për qef. Lozni për familjen tuaj, edhe për familjen e madhe bardheblu. Bëjmë më të mirën, ecim para dhe respektojmë kampionatin se ne jemi klubi Tirona.
Orges Shehi qëndron vitin e ardhshëm? Është shumë shpejt për të folur për këtë. Di të them që është një njeri shumë i mirë. E do e gjithë skuadra, e dua dhe unë. Të shohim. Për mua është goxha i kujdesshëm.
(E.H/Faxweb.al)