AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

I kalon vdekja para syve, shpëton mrekullisht (Video)

Një shofer makine ka arritur të shpëtojë mrekullisht nga shembja e një mbikalimi. Momenti është kapur nga kamerat e vendosura në mjet. Ngjarja ndodhi në Orenburg të Rusisë. Masivi i mbikalimit, rreth 100 metra, ra papritur duke zënë të gjithë rrugën.

Megjithatë dy persona mbetën të plagosur nga rrëzimi i urës. Një ndër ta është edhe një shofer kamioni, i cili po kalonte në urë në momentin e rrëzimit.

Autoritetet ruse lëshuan video të tjera ku shfaqej ura e rrëzuar dhe kamioni. Nëse kjo ngjarje do të kishte ndodhur gjatë ditës, atëherë edhe pasojat do të ishin më të rënda.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se rrëzimi i mbikalimit është shkaktuar nga pesha e madhe e kamionëve që transportonin gurë. Shkatërrimi ka ndodhur në momentin që ka kaluar kamioni i tretë.

Publikohet videoja ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla konsumon kokainë në një ambient publik:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *