Pranohet kërkesa e mbrojtjes për gjykim të shkurtuar. Pavarësisht se Bijan Polagrad nuk ka pranuar asnjë nga akuzat e ngritura nga Struktura e Posaçme, i kërkoi Gjykatës së Posaçme gjykim të shkurtuar, kërkesë e cila u pranua nga togat e zeza. Më 8 tetor do të zhvillohet seanca e radhës ndaj iranianit, në të cilën prokuroria do të japë edhe pretencën e saj ku nuk përjashtohet mundësia që në të njëjtën datë GJKKO të dalë me vendim.