Ditën e sotme është arrestuar në flagrancë për armëmbajtje pa leje një 26 vjeçar në Tiranë nga Forcat e Posaçme Operacionale në DVP(Drejtoria Vendoree Policisë) në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3. Shtetasit M. H., 26 vjeç, banues në Tiranë iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak gjatë kontrolleve të Policisë për kapjen e personave që posedojnë armë zjarri.
Shërbimet e Policisë po kryenin në magazinën e lokalit ku ky shtetas ishte i punësuar si administrator dhe magaziner dhe kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.