Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

”I dashur demokrat…”, mbështetësi u shkruan të gjithë të pikëlluarëve (LETRA)

Tani nuk ka më dyshim. Zgjedhjet i ka fituar i vetëm Edi Rama. Të pikëlluar demokratët janë duke reflektuar për të kërkuar gabimet e tyre, ndërsa një nga mbështetësit u shkruan një letër.

LETRA E PLOTË E SKERDJAN DHULIT:

I dashur demokrat…

Rezultati flet vete, S’ka as nevoje per fjale te bukura, e ca me pak per justifikim. As per pyetje PSE e SI.

Ne nuk ja dolem dot. Dhe per kete duhet te merremi me veten. Per kedo qe merret me politike por qe ka pak mend, e di se votat qe bejne diferencen, jane votat e demokrateve qe nuk dolen te votojne.

Arsyet pse, nuk do shume t’i gjesh. A ka fajtor kjo situate?

Po. Une i pari. Ti demokrati i angazhuar qe i lexon keto radhe po ashtu. Ti tjetri qe kur ishim ne pushtet te thyeje turinjte per t’u bere drektor, e sot s’di nga je fshehur a nga je shitur, edhe ti demokrati i ndershem qe per arsye te ndryshme, s’ke gjetur motiv te dalesh nga shtepia se shume nga ne te harruam.

Edhe ti demokrat qe s’te pelqeu lista e deputeteve, dhe per krenarine qe nuk e leshon kurre, zgjodhe bojkotin.

Ti demokrati qe ndenje 90 dite me mua ne  çader, por qe u zhgenjeve dhe nuk e pranove dot marreveshjen me Ramen per qeverine teknike…

Te gjithe ne jemi fajotret. Une e di qe te gjithe ju qe e gjeni veten tek radhet me siper, do thoni: LSI i bleu, PDIU i bleu, Rama i bleu e i kercenoi. Te gjitha jane te verteta. Te gjitha jane fakte. Por ata i blene sepse ne nuk beme sa duhet. Kete duhet ta pranojme te gjithe.

Ama ne nga sot kemi nje detyre. Nje denim qe e kemi marre me vete qysh ne diten qe kemi zgjedhur te kemi keto ideale, keto vlera e kete moral…te qenit demokrat.

Denimin per t’ja dale, te gjithe bashke.

Ata prej nesh qe kane qene te perndjekur e masakruar nga komunizmi, nuk i leshuan idealet dhe vlerat e tyre edhe pas 45 vjeteve masaker mbi ta. Dhe sikur vetem kaq, mjafton te kuptosh qe ne duhet t’ja dalim.

Ne u ngritem nga hiri ne vitin e frikshem ’97, e arritem te mundnim nje pushtet qe perveç bandave, kishte edhe sigurimin e shtetit qe nuk e kishte keputur qafen akoma.

Por ne ja dolem. Ja dolem prej vlerave, moralit, dinjiteti, idealit, forces, karakterit, vullnetit tone te palekundur per t’i dhene Shqiperise driten qe meriton.

Ky rezultat do kerkoje nje analize te thelle, e sigurisht jo e ngjashme me ate (qe s’u be kurre) ne 2013.

Do duhet te flasim e te degjohemi te gjithe. Sepse ne e dime mire pse kemi humur.

E pas kesaj, ja nisim opozitarizmit final, pa kompromis, te vertete e te besueshem per rrezimin e Edi Rames dhe bandave te tij.

Ne ja dalim. Besojeni

p.s Ky sulmi apo diskutimi per kryetarin, eshte i pavlere e i kote.

Ne 22 Korrik takohemi e flasim per kete.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *