Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

I bënë pritë në derën e banesës, kush është 43-vjeçari që u ekzekutua në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën, ku një person është ekzekutuar me armë zjarri në fshatin Sume të Dukagjinit.

Burime bëjnë me dije se viktima është Gjergj Krygja, baba i tre fëmijëve, i cili është qëlluar në afërsi të banesës së tij.

Nuk ka ende detaje lidhur me ngjarjen, pasi zona ku ka ndodhur vrasha është një nga më të thellat në Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Me datë 06.11.2019, rreth orës 11:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasin Gj. K. 43 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Në drejtim të vendngjarjes janë nisur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje. 

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *