Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Tiranë, Sali Berisha në një intervistë për ‘FaxNews’ në emisionin ‘Pushtet’ me gazetaren Juela Meçani ka zbuluar pse u bë pjesë e kandidimit për zgjedhjet Parlamentare të 25 Prillit.
Berisha u shpreh se këto zgjedhjet janë më të rëndësishmet për Shqipërinë që prej 92’ pasi prej 8 vitesh Shqipëria është karakterizuar nga kalimi i skajit nga një skandan në tjetrin dhe u bllokua procesi i integrimit në BE.
Sali Berisha:
Në vlerësimin tim këto zgjedhje pas 92 janë më të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët në sensin që qeverisja 8 vjeçare e Edi Ramës u karakterizua nga kalimi i skajit nga një skandan në tjetrin, u karakterizua nga bllokimi De Facto të procesit të integrimit në BE, por ju kujtoj këtu se 5 vitet e fundit u shtuan nga 3-5 kushtet me radhë.
Kanë një rëndësi të jashtëzakonshme, njëlloj si në 91 populli po shpërbëhet, në 5 vitetet e fundit janë larguar mbi 500 mijë shqiptarë, janë larguar masivisht ajo që quhet klasa e mesme. Kjo ka ardhur nga politika anti sociale e Edi Ramës i cili në një akt marrëzie.
U arrit që në vitin 2012-13, shqiptarët të kishin rrogën mesatare më të lartë në rajon, përfshirë Rumaninë dhe Bullgarinë, pjesë e BE-së. Sot Shqipëria ka rrogën më të ulët në rajon. Sot mjekët, ushtarakët paguhen më pak se në Kosovë.
Përveç kësaj, batërdia që u bë me arrestimin e dhjetëra mijërave shqiptarëve për çështje civile. Në kundërshtim me atë që u premtue, nuk la gjë tjetër për shqiptarët vetëm largimin masiv. Këto zgjedhje kanë rëndësi jetike. Në rrënim të plotë janë infrastruktura, shëndetësia, arsimi. Kurrë ndonjëherë në këtë vend, korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk kanë qenë më të përhapura. E kanë shndërruar Shqipërinë në një qendër operacionale në të 5 kontinenetet. Këto janë një thirrje për të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë ndryshimin.
(R.G/Faxweb.al)