AktualitetBotaTe FunditTe Gjitha

Hynë për të grabitur banesën, pronari vret tre adoleshentët

Tre adoleshentë kanë mbetur të  vdekur pasi u qëlluan nga pronari i një banese ku ata kishin hyrë për të grabitu. Adoleshentët e maskuar ishin njëri 15-vjeç ndërsa dy të tjerët nga 16-vjeç.

Të rinjtë iu afruan tre banesave rreth orës 04:00 të mëngjesit të së hënës për t’i grabitur.

Njëri nga hajdutët nxori armën dhe gjuajti disa të shtëna para se një nga banorët t’i kundërpërgjigjej duke e qëlluar me armë zjarri.

Policia njoftoi:

‘’Tre të dyshuarit për grabitje në tentativë u qëlluan gjatë shkëmbimit të zjarrit dhe ndërruan jetë nga plagët e marra. Njëri prej tyre humbi jetën në vendngjarje ndërsa dy të tjerët në spital.”

Emrat e adoleshentëve nuk u bënë publike.

Një nga banorët u shpreh:

‘’Ata ishin të zonës por nuk jetonin në atë lagje.”

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *