Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Hynë në PD si Luli dhe dolën si rruli”, politikani Indrit Hoxha me tone të ashpra ndaj drejtuesve të qarqeve: Largimi i Ramës, detyrë kombëtare

Politkani Indrit Hoxha ishte i ftuar në emisionin “Aktualitet” nga Bejdo Malo, ku foli për largimet nga Partia Demokratike, i cili theksoi Halim Kosovën pasi duhet të ishte pjesë e Komisionit të përzgjedhjes së kandidaturave për deputetë.

Sipas tij është eleminuar me pa të drejtë, si dhe shumë demokratë të tjërë janë larguar pa asnjë arsye.
Në lidhje me papërgjegjshmërinë e disa dretues qarqeve ai i ka përkufizuar me një fjali pasi hynë në PD si Luli dhe dolën si rruli.

“Gjatë angazhimit tim në politikë kam patur fatin dhe nderin të njohë shumë njerëz të respektuar, një ndër ta është edhe Doktori Halim Kosova me të cilin kam pasur fatin në fushatën e 2015 të jem  pjesë e shtabit të tij qendrorë dhe me shumë krenari e fisnikëri kam punuar për z.Kosova që ai të ishte kryetari i bashkisë së Tiranës.

Z.Halim Kosova është anëtarë i kryesisë së Partisë Demokratike  dhe ka qenë drejtuesi i komisionit të vettingut të demkriminalizimit të Partisë Demoktratike.
Në gjykimin tim automatikisht z.Kosova duhet të ishte pjesë e Komisionit të përzgjedhjes së kandidaturave për deputetë.

Jo që nuk ishte, por u eliminua nga ky komision dhe shumë demokratë janë bërë të pakënaqur sepse janë larguar pa një arsye. Sot ka drejtues qarku që kanë shkuar dhe kanë qenë pjesë e komisionit.

Janë drejtues qarku, shumë demokratë i kanë çuar sms për t’i kërkuar arsyet nuk kanë denjuar t’i kthejnë as përgjigjje dhe sot këta njerëz shkojnë drejtues qarku. Njerëzit në PD hynë si Luli dhe dolën si rruli”- u shpreh Hoxha.

Ndër të tjera politikani Hoxha e ka cilësuar detyrë kombëtarë largimin e Edi Ramës.

“Largimi i Edi Ramës është një detyrë kombëtare  për të gjithë njerëzit të cilët e ndjejnë veten opozitarë, s’diskutohet që është detyrë e opozitës që të ndërmarri nisma, programe për të rrëzuar këtë qeveri me vota të lira dhe të ndershme, kur zgjedhjet janë caktuar me 25 prill.

Por jo vetëm kaq unë shof sot një pakënaqësi shumë të madhe nga ana e qeverisë, por shof edhe një pakënaqësi edhe nga e djathta.
Sot akoma s’kanë dalë, nuk janë përfunduar drejtuesit e qarqeve”- shtoi politikani Hoxha.

Pas rritjes së rasteve të reja dhe vdekjeve nga COVID 19 a mendoni se qeveria dhe Komiteti Teknik duhet të ashpërsojnë masat antiCovid?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *