Pas zhgënjimit në javët e para të La Ligas, ndeshja e parë e Champions Leauge për Realin, mund të quhet katastrofë, me tre gola të pësuar nga PSG.
“Ajo që më shqetëson më shumë nuk është humbja, sepse PSG e meritoi plotësisht, por fakti që munguam në intensitet”, kështu do të shprehej Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, pas ndeshjes, ndërsa vijoi më tej duke thënë se:
“Shënuam edhe dy gola dhe na u anuluan me VAR, ashtu si goditëm edhe tranversën. Raste kemi pasur plot, por e përsëris, mungoi intensiteti dhe ritmi i lojës. PSG bëri gjithçka mirë, e merituan plotësisht dhe na dominuan në këtë aspekt”.