Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Humbën prindrit para një jave, Xhaçka nga Peshkopia: Si nënë e si grua, personalisht do të kujdesem

Olta Xhaçka ka vizituar ditën e sotme 4 vajzat e mbetura jetime në Dovolan të Peshkopisë.

Ministrja e Mbrojtjes e ka reflektuar këtë vizitë dhe në rrjetin social Facebook me anë të një statusi dhe disa foto të publikuara.

Xhaçka është siguruar që vajzat të kenë një shtëpi në Tiranë. Ajo gjithashtu do të kujdeset personalisht për çdo nevojë të tyre.

Çifti Gentian dhe Klodiana Karazajmi, 34 dhe 28 vjeç, humbën jetën në një aksident tragjik me motor me 10 mars. Çifti i ndjerë ka lënë pas 4 vajza, më e madhja 14 vjeçe dhe më e vogla 2 vjeçe.  Gjyshrit e vajzave kanë bërë apel për ndihmë para një jave.

Statusi i plotë:

Asgjë dhe askush nuk mund t’ua zëvendësojë prindërit 4 vajzave të mitura nga Dovolani i Peshkopisë, të mbetura jetime, pas aksidentit tragjik të dielën e kaluar. Por, dashuria dhe vëmendja e të gjithëve bashkë do të t’ua lehtësojnë dhimbjen e do t’ua largojnë vështirësitë e mëdha, me të cilat 4 vajzat dhe gjyshërit e tyre jetojnë. Si nënë e si grua, personalisht do të kujdesem që 4 motrave, të cilat shumë shpejt do të kenë shtëpinë e tyre në Tiranë, të mos u mungojë kujdesi i vazhdueshëm në çdo drejtim.

(s.a/faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *