Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Vdekjet pas vaksinimit/ Komiteti i Ekspertëve për Efektet: Nuk ka raste fatalitetesh që lidhen me aplikimin e vaksinës

Komiteti Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore ka reaguar pas dy denoncimeve në rrjetet sociale se dy qytetarë kishin humbur jetën si pasojë e marrjes së vaksinave anti-Covid.

Përmes një deklarate për mediat, Komiteti Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore thekson se deri më tani në Shqipëri nuk ka asnjë rast të fataliteteve që lidhen me vaksinimin nga Covid-19.

Më tej Komiteti i Ekspertëve shpjegon se dy rastet nuk lidhen me aplikimin e vaksinës.

E plotë:

Komiteti Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore: Nuk ka raste fatalitetesh që lidhen me aplikimin e vaksinës

Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore i ngritur me urdhër të datës 08.01.2021 dhe i përbërë nga farmakologë, imunologë, infeksionistë, alergologë, specialistë të shëndetit publik, i kryesuar nga prof. dr. Gjeorgjina Kuli/Lito shqyrton periodikisht efektet e vaksinave anticovid.

Bëjmë me dije se deri më sot nuk ka asnjë rast të fataliteteve që lidhen me vaksinën dhe procesin e vaksinimit ndaj COVID19.

Sipas vendimit të Komitetit të Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore për 2 rastet e fatalitetit të pacientëve të cilëve u ishte aplikuar vaksina, nuk ka lidhje shkak-pasojë me aplikimin e vaksinës.

Komiteti Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore thekson se nuk ka asnjë të dhënë bindëse, apo argument shkencor, konfirmues që të vërtetojë apo demostrojë një lidhje shkakësore midis procesit të vaksinimit ndaj COVID19 dhe ngjarjeve fatale të raportuara.

Komiteti Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore do të vazhdojë të jetë në vëzhgim të gjithë raportimeve lidhur me ngjarje apo efekte të padëshiruara pas vaksinore në mënyrë që të sigurojë një proces sa më të sigurt dhe efikas.

(R.G/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

  • Koalicioni i udhëhequr nga PD (54%, 9,983 Votes)
  • PS (28%, 5,148 Votes)
  • Nuk do të votoj (9%, 1,634 Votes)
  • LSI (5%, 928 Votes)
  • Të tjera (4%, 742 Votes)

Total Voters: 18,435

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.