Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Hoqi ‘të zitë e ullirit’ për të dalë nga kanali i Suezit, nuk kanë fund telashet për anijen e famshme: Ja pse mbahet ‘peng’ nga Egjipti

Anija e njohur që bllokoi Kanalin e Suezit për rreth një javë ende nuk po lihet të qarkullojë lirshëm.

Autoritetet egjiptiane thanë se nuk do ta lejojne anijen masive, e cila ishte e bllokuar në Kanalin e Suezit për gati një javë, derisa pronarët e saj të bien dakord të paguajnë deri në 1 miliard dollarë kompensim.

Gjeneral Osama Rabie, i cili drejton Autoritetin e Kanalit të Suezit, i tha një stacioni lokal të lajmeve se anija do të qëndrojë këtu derisa të përfundojnë hetimet dhe të paguhet kompensimi.

“Shpresojmë për një marrëveshje të shpejtë. Në momentin që ata bien dakord për kompensim, anija do të lejohet të lëvizë.

Shifra do të mbulojë shpenzimet e pajisjeve dhe makinerive të përdorura për të pastruar rrugën, dëmtimin e vetë kanalit nga pastrimi dhe për të kompensuar rreth 800 njerëz që punuan për të lëshuar anijen 200,000 ton,” tha Rabei.

(E.H/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.