Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Grùshte e pankarta që fluturojnë mes deputetëve, kaos në parlament për një post

Ligjvënësit në Parlamentin e Hong Kongut janë përfshirë në një ngjarje  të paprecendetë ku ka kërcitur goditja ndaj njëri-tjetrit me karrige, pankarta për të marrë kontrollin e një komisioni, që deri më tani nuk e ka zgjedhur një kryetar.

Përplasjet nisën pasi mbaroi një mbledhje dhe ligjvënësit u sulën të zinin karrigen bosh, rreth 1 orë më para se sa komisioni të niste punë. Kryetari i komisionit në detyrë, shkoi i pari në vendin bosh dhe u rrethua nga rojet e sigurisë. Për një orë, ligjvënësit pro Pekinit dhe ata por demokracisë u përplasën.

Një ligjvënës dhe aktivist, Eddie Chu Hoi-dick, u përpoq që me forcë të shkonte te kryetari në fuqi dhe te mbështetësit pro-Pekinit,por u nxor me forcë nga rojet e sigurisë.

Një deputete u gjuajt në kokë nga një pankartë dhe u dëbua. Puna e këtij komisioni ka rëndësi të madhe, pasi nëpërmjet tij kalojnë dy ligje që kanë sjellë debat në Hong Kong.

I pari është ai për ta kthyer në vepër penale mosrespektimin himnit kombëtar, ndërsa tjetri është Neni 23 i sigurisë kombëtare, që solli protesta masive në 2003, të cilin Pekini ka kërkuar që të ripërfshihet sërish.

 

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.