Është tensionuar situata para ambienteve të ministrisë së Brendshme pasi qytetarët kërkojnë të futen brenda, teksa u kërkojnë efektivëve të policisë tu bashkohen.
Me thirrjet:“Hiqni kapelet, bashkohuni me ne!”, “Çuçi jep dorëheqjen”, protestuesit kanë çarë kordonin e policisë duke e zhvendosur tashmë në hyrjen e ministrisë.
Kujtojmë se protesta ka pak që ka nisur dhe një numër i madh qytetarësh i është bashkuar. Përfaqësues të shoqërisë civile e qytetarë kërkojnë dorëheqjen e ministrave.