Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Hipën pleq e plaka këtu lart”, plas sherri me banorëve dhe policisë për depozitat e ujit: As serbi s’e bën këtë gjë

Banorët e një pallati pranë shkollës “11 Janari” në Tiranë janë përplasur sot me policinë bashkiake për depozitat e ujit. Forcat e policisë kanë mësyrë në pallat për të hequr depozitat e ujit, por kanë hasur në kundërshtinë e banorëve.

Për “FaxNews”, foli një prej banorëve, i cili e cilësoi këtë ngjarje si masakër. Sipas tij, banorët janë lënë pa ujë sepse nga bashkia nuk ju është dhënë asnjë alternativë për furnizmin me ujë.

“Erdhën sot dhe ju kanë hequr me ndihmën e bashkisë, sto banorët janë pa mundësi për tu furnizuar me ujë. Depozitat nuk janë vendosur në mënyrën e duhur sepse janë vendosur në kohën kur nuk kishte një rregull. Jemi në një katastrofë sot, banorët janë pa ujë.

Gjysma e banorëve janë mbi 50 vjeç. Bashkia pa një vendim, pa një urdhër, kishte ardhur për të hequr depozitat e ujit. Kjo është masakër. Nuk mund t’i heqin dhe t’i lënë njerëzit pa ujë. Ne dëgjuma vetëm që erdhi policia bashkiake dhe reaguam të gjithë, hipën pleq e plaka këtu lart.

Ne do të bëjmë çdo gjë bashkë. Nuk ka përgjigje sesi do të zgjidhet. Nuk e dimë, jemi të shokuar nga veprimi. Këtë nuk ta bën as serbi, as serbi nuk të lë pa ujë”, u shpreh një prej banorëve.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *