Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur sot shortin për caktimin e relatorit të Kërkesës Ankimore të depozituar Partia Demokratike lidhur me listat shumëemërore.
Do të jetë relatori Elvin Lako, personi që do të gjykojë në KAS, nëse kërkesa për kundërshtimin e vendimit të marrë 2 ditë më parë ndaj PD-së është e konform me ligjin.
PD ri-korrigjoi listat duke i dërguar në KQZ dy ditë më parë, ndërkohë që jashtë listës mbeti një figurë e njohur në radhët e selisë blu, Gazment Koduzi. Në listat e dyta që çoi pas korrigjimit, kishte çuar më shumë kandidatë që i kishte shtuar kryesisht në fund të listave të qarqeve. Si përfundim, KQZ u hoqi nga listat 61 emra, vendim që PD e ankimoi sot.
(E.H/Faxweb.al)