Faxweb.al ka mësuar detaje të tjera nga hetimet për zbardhjen e vrásjès së 33-vjeçarit Klevis Kapllani në Rrogozhinë. I riu u èkzèkutua mbrëmjen e 14 shtatorit brenda mjetit “Fiat Punto” vetëm pak metra larg banesës së tij në fshatin Sineballaj të Rrogozhinës.
Grupi hetimor ka konfirmuar faktin se ekspertiza ka zbuluar shenja gishtat mbi ármèn e tipit “Glok” që u gjet në vendin e ngjarjes mund të çojë në identifikimin e autorëve. Pistòleta u gjet pak metra larg makinës, por s’ka bërë asnjë qitje.
Dyshohet se i ka rënë në tokë një prej autorëve të dyshuar teksa largohej me shpejtësi pasi kishte kryer krímin.
Burime bëjnë me dije se trupi i pajetë i Kapllanit u pikas fillimisht nga shitësi i qumështit i cili ka njoftuar menjëherë familjarët të cilët kanë njoftuar forcat pòlicore. 33-vjecari u gjet pa shenja jete në makinën tip Fiat Punto, ndërkohë që xhami i derës ka qenë i thyer, ç’ka mendohet se është gòditur nga jashtë me ármë zjárri.
Kapllani ka qenë i dènuar në Itali për lëndë narkotike, ndërkohë që banorët shprehen se është djalë i respektuar në zonë. Vrásjá ka ndodhur 200 metra larg banesës së Kapllanit, ndërkohe që 33- vjeçari është i martuar dhe baba i një femije 2 muajsh. Grupi i èkspèrtizës së mbërritur nga Tirana ka kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.(A.M/Faxweb.al)