Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias gjatë vizitës në Tiranë zhvilloi një takim edhe me përfaqësuesit e minoritetit dhe Kryepeshkopin Janullatos.
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule i ngriti Dendiasit disa shqetësime me të cilat sipas tyre përballet minoriteti grek në Shqipëri, siç janë mbrojtja e pronës, arsimi, që sipas politikanit shqiptar duhet të marrin zgjidhje.
Në takim gjithashtu minoriteti kërkoi heqjen e kushtit për testin e covid-it për të kaluar në Greqi dhe rihapjen e doganës në Mavromati.
Ministri i Jashtëm Nikos Dendias pasi përsëriti mbështetjen për komunitetin bëri edhe një premtim, kur tha se herën tjetër do të vizitojë fshatin e origjinës së familjes së tij, Vunoin.
“Vizitën e ardhshme do të vij në Himarë, do të vizitoj edhe fshatin Vuno” nga ku është origjina e familjes së tij. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias vizitën në Tiranë e mbylli me takimin me Kryepeshkopin Anastas Janullatos.
Në Tiranë ai takoi Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, liderin e opozitës Lulzim Basha, por edhe përfaqësuesit e minoritetit grek. Greqia dhe Shqipëria kanë rënë dakord për të dërguar në Gjykatën Ndërkombëtare çështjen e Detit dhe ndarjees së ZEE-ve mes dy vendeve. Kjo ishte një dakordësi mes dy palëve.