AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Heqja e mandatit të Kajmakut, reagon sërish Rama: KQZ provoi se mbron ligjin

Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Komisonit Qendror të zgjedhjeve për të shkakruar kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmakun.

Në një shkrim në rrjetet sociale Rama thekson se KQZ  provoi se është një institucion që mbron ligjin dhe interesin publik. Po ashtu ai shton se PS ka riprovuar se nuk do të bëhet strehë e askujt që merr përipër të shkelë ligjin.

“KQZ ka provuar sot përsëri, se është një institucion i shtetit shqiptar që mbron ligjin dhe interesin publik, jo vegla e vjetër e partive siç ishte deri dje👍Po ashtu Partia Socialiste ka riprovuar sot, se s’bëhet strehë e askujt që merr përsipër të shkelë ligjin e besimin tonë.“- shkruan Rama.

KQZ me vendim unanim të të pesë anëtarëve të saj ka shpallur të pavlefshëm mandatin e kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku.

Vendimi do ti komunikohet menjëherë dhe kryeministrit Edi Rama, dhe pavarësisht debateve të gjithë anëtarët e KQZ kanë vendosur shkarkimin e tij.

Rasti i Agim Kajmakut u denoncua fillimisht nga Partia Demokratike, dhe më pas u zbulua se kryebashkiaku i shkarkuar i Vorës kishte fshehur arrestimin e tij në Greqi.

Pavarësisht se kishin kaluar më shumë se dhjetë vite, Kajmakut iu rihap çështja në Greqi, dhe në Shtatori e këtij viti ai u shpall i pafajshëm, per akuzën e përdorimit të parave false.

Agim Kajmaku është kryebashkiaku i dytë që shkarkohet në sajë të denoncimeve të PD-së dhe ligjit të dekriminalizimit.

Të njëjtin fat pati pak javë më parë dhe Valdrin Pjetri, me ndryshimin e vetëm se ky i fundit nuk pranoi që të bënte fare betimin në krye të Shkodrës, dhe dha dorëheqjen pa qenë e nevojshme që çështja të shkonte për vendimmarrje në KQZ.

Tashmë pritet që pas njoftimi të kryeministrit dhe shpalljes së vakancës në krye të Bashkisë së Vorës, drejtimin e përkohshëm të pushtetit lokal ta marrë nënkryetari aktual i kësaj bashkie, deri në dekretimin e zgjedhjeve të reja nga ana e presidentit të Republikës.

(M.Q/E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *