Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Henri Çili dhe 30 të ndaluarit mbërrijnë në Gjykatë, ndërrohet në minutat e fundit gjykatësi, përplasje me prokurorin (Video)

Kanë mbërritur në Gjykatën e Përmetit 30 të arrestuarit e operacionit Mezhgorani, mes të cilëve dhe botuesi Henri Çili, ku pritet që të njihen me masën e sigurisë.

Duke qenë se ka një numër të madh të ndaluarish, seanca e sotme pritet që të zgjasë, ndërkohë që në ambientet e jashtme të Gjykatës janë grumbulluar një numër i madhe familjarësh të personave të ndaluar.

Gazetarja e Fax News Ervina Shehaj, shprehet se për seancën e sotme ka pasur një përplasje mes prokurorit dhe Gjykatësit të çështjes, nëse masat duhet të jepeshin këtë të dielë apo ditën e nesërme.

Ka qenë policia e Gjirokastrës ajo që ka kërkuar që seanca të bëhet sot, pasi të hënën nuk kishte efektiv mjaftueshëm për të shoqëruar të pandehurit.

Në përfundim është vendosur që të 30 të ndaluarit të dalin sot përpara gjykatës, duke qenë se kanë kaluar 48 orë nga operacioni i policisë, që i çoi në pranga.

Prokuror i çështjes është Asllan Barjami ndërkohë që gjykatësi që do të japë vendimin është Dritan Hasani, ndërkohë që kanë bërë dhe kallzim ndaj njëri-tjetrit në prokurori.

Dje ishte vendosur që gjykatëse e çështjes të ishte Yrvete Shkreli, dhe pas përplasjeve është vendosur Hasani.

Kujtojmë se botuesi Henri Çili akuzohet për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.

Ka dyshime se ai do të ndërhynte te Gjykata e Lartë për ti hequr dënimin e përjetshëm Arbion Alikos, që është dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha na Lazarat.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *