Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaPolitikëTe FunditTe Gjitha

Aktakùza ndaj Thaçit e ngritur nga SHBA? Gazeta franceze: Kryeprokurori dhe shumica e prokurorëve janë amerikanë

Gazeta franceze L’Opinion sot në një shkrim rreth Gjykatës Speciale për aktakùzën ndaj Presidentit Thaçi ka bërë me dije se prokurorët që kanë dorëzuar aktakùzën janë prokurorë amerikanë. “Më në fund,  Jack Smith (Kryeprokurori), me ndihmën e zëvendësve të tij Alan Tieger dhe Alex Ëhiting, përfundon duke i thirrur të dyshùarit e parë dhe dëshmitarët në Hagë në fillim të 2019” shkruan Gazeta.

Për këta dy porokurorë ditë me parë ka folur edhe Avokati serb Tomislav Visnjic, i cili ka thënë se krejt ekipi i Prokurorisë së Gjykatës Speciale përbëhet nga amerikanët. Ai ka thënë po ashtu se publikimi i njoftimit nga Haga, pa u konfirmuar aktakùza, deri diku  është i pazakonshëm, sepse sipas tij hètimet dhe të gjitha dokumentet zyrtare janë sèkrete dhe mund të publikohen vetëm kur aktakùza të konfirmohet.

Sipas Visnjic, Gjykata Speciale ka një rregull që bën përjashtim se kur mund të publikohen të dhëna nëse për këtë ka arsye potenciale. E këtë prokuroria e ka bërë me arsyetimin se Thaci e Veseli i kanë pènguar hètimet, ka vlerësuar ai. Visnjic ka thënë se ekipi i prokurorëve është kryesisht i përbërë nga amerikanët përfshirë edhe kryeprokurorin.

“Ai (kryeprokurori), ka provuar t’i mbledhë të gjithë amerikanët nga Tribunali (ICTY). Njëri nga ndihmësit Alan Tiege  ka udhëhequr hètimet ndaj Radovan Karaxhiqit. Shefi i ekipeve të prokurorisë është Alex Ëhiting, profesor nga Harvvardi dhe një kohë prokuror kryesor në rastin e Fatmir Limajt” ka thënë Visnjic.

Ky avokat serb po ashtu ka thënë se për këtë arsye kjo prokurori është e kualifikuar të ndërmarrë veprime të tilla.

“Është një ekip respektabil që shtyn fuqishëm përpara atë që e ka menduar. Kjo nuk është bèfasi. Historia e kohës (së shpalljes së aktakùzave), është mjaftë e pasur në rastet padive ndërkombëtare, neve kjo na ka ndodhur në dy raste. Aktakùza kùndër Millosheviqit Shainoviqit, Ojdaniqit, Milutinoviqit dhe të tjerëve, ishte bërë publike me 25 maj 1999, gjatë ose pak para fillimit të bisedimeve paqësore për Kosovën, që përfunduan më 10 qershor” thekson ai.

Në një proces tjetër, thotë se me 25 korrik të vitit 1995 ishte publikuar aktakuùza kùndër Karaxhiqit dhe Mlladiqit, ndërsa në tetor të atij viti kishin filluar negociata në Dejton. “Koha e publikimit definitivisht është e ndërlidhur me diçka që do të ndodhë në të ardhmen” ka thënë ky avokat duke komentuar zhvillimet e fundit me Gjykatën Speciale.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *