Edhe gjatë kësaj të hëne Shqipëria do të karakterizohet nga mot me vranësira dhe shira në të gjithë territorin. Në zonat veriore dhe qëndrore shirat do të jenë mesatar deri në mesditë ndërkohë që pasditja do të sjellë herë pas here shtrëngata.
Vetëm orët e mbrëmjes do të sjellin përmirësim të motit në të gjithë vendin, i cili duket se do të pasohet dhe nga një mbrëmje e kthjellët dhe pa reshje.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar dallgëzim 4-5 ballë.
Pavarësisht parashikimeve derimë tani nuk paraqiten probleme me përmbytjet në asnjë prej qyteteve të vendit tonë.