Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vendosur të shpallë 28 Nëntorin ditë pushimi në Kosovë. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Haradinaj u shpreh se ky vendim është marrë në respekt të traditës kombëtare shqiptare.
“Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare. Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik”, thuhet në postimin e Ramush Haradinajt.
(M. I. Faxweb)